Murati: Mini-shengeni ballkanik nismë serbe, Vuçiç kërkon rikrijimin e Jugosllavisë

Date:

Diplomati i njohur Shaban Murati thotë se i ashtuquajturi mini-shengeni ballkanik nuk është një nismë rajonale, por është nismë e vetë Serbisë.

“Nuk është nismë rajonale, por është nismë serbe. Kjo nuk është e vetmja që lindi. Ballkani ka disa nisma rajonale dhe kuptohet që Shqipëria vërtet nuk ka të bëjë me raporte kontinentale, evropiane, po në rajon ku ti ke veten, ku ti je një shtet anëtar i NATO-s është e papranueshme ti mos veton, që asnjë lëvizje rajonale brenda këtyre shteteve të mos pranohet Kosova është një dobësi ndaç shtetërore ndaç diplomatike”, theksoi diplomati Murati për OraNews. Ai u shpreh se Shqipëria e ka pasur propozimin që në vitin 2016, ndërsa theksoi se vetë Vuçiç pasi u zgjodh President ka shprehur se “kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e vjetër, plus Shqipërinë”. “Krijimi i këtij grupi është një sukses diplomatik i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në 16 shtator 2016 në vizitën zyrtare në Paris ka propozuar krijimin e zonës së përbashkët ekonomike Ballkaniko-Perëndimore. Po ashtu ka deklaruar që ëndrra ime është të krijoj zonën e përbashkët dhe tregun unik të Ballkanit Perëndimor. Po në Paris, ai ka deklaruar se ja kam paraqitur dhe udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra Shqipëria e ka marrë këtë propozim që në 2016. Nuk është ndjerë. Punë e saj pse nuk është ndjerë. Në 2017, 4 ditë pasi u zgjodh Presidenti, pra në 6 prill 2017, Presidenti i ri i Serbisë, Vuçiç ka dhënë një intervistë për një të përditshme amerikane ku deklaron tekstualisht “është rikrijimi i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”, theksoi ambasadori Shaban Murati. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...