Shënohet 111 vjetori i Ditës së Alfabetit shqip, krerët shtetëror me mesazhe urimi (VIDEO)

Date:

Krerët shtetëror dërguan mesazhe urimi për shënimin e 111 vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip. Presidenti Stevo Pendarovski në mesazhin e urimit thekson se 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë shtetin.

Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave –  tha Stevo Pendarovski, President.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në emrin e tj dhe në emër të deputetëve uroi që kjo festë të kalohet në atmosferë të bukur dhe solemne, ashtu siç i ngjan një feste e cila e kremton alfabetin, gjuhën dhe shkrim-leximin.

Gjuha, bashkon njerëz, bashkon ide dhe mundëson bashkëpunim dhe kuptohet përparim dhe zhvillim të çdo individi veçmas dhe për shoqërinë dhe njerëzimin në tërësi. Le të jetë fjala e bukur udhërrëfyesi në jetët tona – u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Zoran Zaev uroi festën nëpërmjet një video-materiali në rrjetet sociale.

Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet.

Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip!

Për mirënjohje ndaj njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndër-njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme, Këshilli për ndarjen e çmimeve shtetërore “22 Nëntori” shpërblyen studiuesin, historianin dhe humanistin, David Hosaflok dhe veteranët e arsimit Kimete dhe Adnan Agai. Hosaflok, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka studiuar veprimtarinë e intelektualëve shqiptarë që mundësuan realizimin e Kongresit të Manastirit dhe himnin e alfabetit dhe është bashkëthemelues i Institutit për studime shqiptare dhe protestante. Ai e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kimete dhe Adnan Agai kanë punuar si mësues dhe arsimtarë në Gostivar dhe Shkup dhe më vonë si profesorë. Gjatë viteve të regjimit komunist janë përndjekur për arsye të angazhimit të tyre për hapjen e shkollave shqipe. Për këtë arsye Adnan Agai ka vuajtur edhe burg kurse më vonë çifti edhe është suspenduar nga puna.

Në ndarjen e çmimit në Kuvend nuk morën pjesë deputetë dhe as ministra nga partitë maqedonase. Akademia solemne do të mbahet në Teatrin Popullor në Shkup, me fillim në ora 19:30.

Më 22 Nëntor të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip.

/Alsat-M/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...