E vret bashkëshorten dhe i rrëmben katër fëmijët për në Kosovë, fillon gjykimi ndaj vrasësit në Austri

Date:

Në vitin 2005, në rrethinën e St. Pöltenit në Austri, një person e kishte vrarë bashkëshorten e vet. Pas vuajtjes së burgut në Kosovë, ai tani duhet të paraqitet përpara Gjykatës rajonale në St. Pölten.

Ka qenë një krim që kishte tronditur një rajon të tërë në Austri, shkruan «Kurier», përcjell Shtegu.com: Në vitin 2005, një person vrau bashkëshorten e vet me një thikë në qafë, në Wilhelmsburg. Gruaja derdhi gjak deri në vdekje në banesën e saj, ndërsa bashkëshorti u arratis për në Kosovë me katër fëmijët e vet. Më në fund, në selinë e administratës së përkohshme të KB në Prishtinë, 47-vjeçari i atëhershëm iu dorëzua autoriteteve.

Drejtësia austriake mbetet e ashpër

Për krimin, ai u dënua me shtatë vite burg, pasi kishte pretenduar se bëhej fjalë për vetëmbrojtje, kështu që vendimi gjyqësor ishte më tepër në favor të tij. Por gjyqësori në Austri mbeti i ashpër. Mbi të gjitha, sepse deklaratat e 62-vjeçarit të sotëm, nuk përputheshin me gjurmët në vendngjarje.

Ekstradohet në Austri

Sipas prokurorit në St. Pölten, i akuzuari ka mundur të arrestohet në Shqipëri. Më pas, ai u dorëzua në Austri. Javën tjetër, në Gjykatën rajonale të St. Pöltenit do të fillojë gjykimi ndaj tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...