Vetëm në Zvicër, askund tjetër në botë – Gjobitet se e krasiti gardhin e vet

Date:

Një seancë e çuditshme gjyqësore është zhvilluar në Zvicërpara Gjykatës rajonale Bern-Mittelland: Një fermer u gjend para trupit gjykues, pasi e kishte prerë gardhin e vet më tepër se sa ishte parashikuar. Tani ai do të paguajë një gjobë me një shifër treshifrore frangash.

Për E.M., padia ndaj tij është absurde: „Unë u dënova sepse nuk kisha autorizim për të prerë gardhin tim“. Fermeri në pension u dënua të hënën, përpara Gjykatës rajonale të Bern-Mittelland, sepse në vitin 2017 ai e kishte prerë më tepër se gjysmën e gardhit të vet. Sipas gjykatës në fjalë, është nevojitur një leje përkatëse.

Se tani gardhi duket shumë më mirë se sa para dy vitesh, gjykata nuk e mori parasysh, shkruan «20 Minuten», përcjell Shtegu.com. Madje, gjykatësja ishte këshilluar edhe me një specialist për gardhe i shoqatës për mbrojtjen e natyrës dhe zogjve nga Ëohlen: „Tashmë mbi 40 vite merrem me këtë tematikë dhe duhet të them që gardhi është në gjendje të mirë“, tha përfaqësuesi në gjykatë.

Ai e arsyetoi këtë deklaratë me vëzhgimin se në gardhin e përmendur, një familje zogjsh të kuqrremtë kanë ndërtuar fole. Këta zogj jetojnë kryesisht nga insektet dhe foletë i ndërtojnë ekskluzivisht në vendet ku kanë një larmi të madhe të ushqimit. Se kjo specie zogjsh është vendosur atje, tregon se biodiversiteti i gardhit është i paprekur.

Megjithatë, për gjykatësen kjo nuk kishte rëndësi: ajo deklaroi se mund të gjykonte vetëm kohën e trajtimit të gardhit në vitin 2017.

Fermeri E.M. e kishte mbjellë gardhin nga bimë të ndryshme 40 vite më parë në pronën e vet dhe e ka menaxhuar atë në mënyrë të pavarur që nga ajo kohë. Edhe pse ai nuk e dëmtoi gardhin duke krasitur degët, sipas gjykatës akti ishte megjithatë në kundërshtim me Ligjit për ruajtjen e natyrës së Kantonit të Bernës. Mu për këtë, me nxitje të Zyrës kantonale për bujqësi dhe natyrë, erdhi deri te seanca gjyqësore kundër M.

Më në fund, gjykatësja erdhi në përfundim se M. nuk e kishte dëmtuar gardhin, por megjithatë kishte shkelur ligjin, pasi ai kishte prerë më shumë se gjysmën e gardhit pa leje. Tani ai duhet të paguajë një gjobë me një shumë treshifrore frangash, informon Shtegu.com.

„Është zhgënjyese“, thotë fermeri për «20 Minuten». Vite më parë ai i dhuroi fshatit 60 metra katrorë truall, sepse komuna donte të riparonte një pjesë të rrugës. „I njëjti autoritet tani më sjell përpara drejtësisë për prerjen e gardhit“, tha fermeri zviceran.

Vendimi nuk është i plotfuqishëm dhe mund të kundërshtohet nga i pandehuri brenda dhjetë ditëve të ardhshme. Nëse fermeri do të ankohet, ai ende nuk e di. „Do ta diskutoj këtë me gruan time. Personalisht, do të dëshiroja ta mbyllja këtë kapitull një herë e përgjithmonë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...