Metju Palmer, përfaqësuesi speciale i sekretarit amerikan të shtetit deklaroi se ka ardhur sot në Shkup për të përcjellë mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut.
Metju Palmer, DASh
“Vij menjëherë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Senatit amerikan. Kjo është koha më e mirë për të qenë këtu, po ashtu, pas vizitës së kohëve të fundit të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo. Vij me qëllim që edhe njëherë të konfirmoj dhe përforcoj mbështetjen e fuqishme amerikane për Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën dhe perspektivën e saj evropiane. Ky është stacioni i parë, pas çka vijon vizita në Beograd, Prishtinë dhe Athinë”. Sinkron: Nikolla Dimitrov, MPJ “Biseduam për anëtarësimin e pashmangshëm në NATO dhe për atë se sa është e rëndësishme të hapet kapitulli evropian, për interesat maqedonase dhe për interesat e Uashingtonit. Kemi rënë njëherë në kurthin e viktimës dhe zhgënjimit në vitin 2008 dhe mendoj se nëse biem prap ajo nuk do të na çoj askund. Duhet të jemi këmbëngulës dhe të shmangim edhe arsyetimin e fundit, ai është ligji për prokurori publike. Të dalim edhe më të përgatitur dhe më këmbëngulës”.
/Shenja

