Zaharieva: Gabim historik është mosfillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Date:

Zëvendës kryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva vlerëson se vendimi për bllokimin e fillimit të planifikuar të negociatave paraqasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është gabim i madh historik.

“Bullgaria tha një ‘po’ të madhe për fillimin e negociatave”, deklaroi Zaharieva, duke shtuar se Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Unionin.

Ajo ka shprehur bindje se nuk ka kush ta vjedhë historinë bullgare dhe se kjo askënd nuk duhet ta brengos.

Agjencia bullgare BGNes, e cila e transmeton deklaratën e Zaharievës, përkujton se në Samitin e fundit në Bruksel javën e kaluar presidenti francez Emanuel Makron ka vendosur veto në fillimin e negociatave paraqasëse me Shkupin dhe Tiranën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...