Nëntë vite burg italianit që vrau plaçkitësin shqiptar

Date:

Pas disa proceseve gjyqësore, më në fund është sjell vendimi përfundimtar nga Gjykata e kasacionit në Romë të Italisë. Gjykata më e lartë e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës penale dhe e shpalli fajtor italianin 35-vjeçar I cili para gjashtë vitesh e vrau një plaçkitës shqiptar, shkruajnë mediat italiane, përcjell Shtegu.com.

Për shkak të vrasjes me dashje, italiani është dënuar me nëntë vite burg. Përderisa janë hapur dyert e burgut për italianin 35-vjeçar, vendimi ka shkaktuar debate të ashpra në opinionin Italian.

Duke konfirmuar vendimet e dy gjykatave të tjera, gjykatësit e Gjykatës së kasacionit në Romë e konsideruan të provuar se 35-vjeçari Mirko Franzoni e qëlluar hajnin shqiptar që kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij.

Ishte 14 dhjetori 2013, kur shqiptari 26-vjeçar Eduard Ndoj u fut në një shtëpi në Serle, një komunë në Val Sabbia afër Brescia, së bashku me një bashkëpunëtor. Pasi Mirko Franzoni ishte paralajmëruar nga fqinjët për „zhurma të dyshimta“ që vinin nga banesa e të vëllait, ai me miqtë e tij shkuan në mbrëmje në shtëpi. Përderisa bashkëpunëtori i 26-vjeçarit shqiptar arriti të zhdukej në pyll, Eduard Ndoj nuk pati të njëjtin fat. Pas një “ndjekje” dyorëshe, Eduard Ndoj u ndalua dhe u qëllua nga Mirko Franzoni në një rrugicë të Serle.

Gjykata Supreme mbështeti vendimin e jurisë dhe dënoi Mirko Franzoni me burgim nëntë vite dhe katër muaj. Për më tepër, prindërve dhe vëllait të Eduard Ndoj gkykata u dha një kompensim të përkohshëm prej 125,000 eurosh.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...