Konkluzionet skandaloze të Komisionit të Venecias për gjuhën shqipe (foto)

Date:

Komisioni i Venecias pritet të dal me konkluzione skandaloze sa i përket Ligjit i cili avanson përdorimin e gjuhën shqipe në Maqedoninë Verirore.
Ndonëse në vendet evropiane respektimi i gjuhëve dhe i diversiteti gjuhësor e kulturor vlerësohet si pasuri, ky Komision vlerëson se Ligji për gjuhët do të rrezikoj funksionimin e tërë sistemit gjyqësor.
Sipas një dokumenti që e posedon Plusinfo, përfundimet e hartuar nga Komisioni i Venecias janë një kritikë e fortë ndaj Ligjit pët gjuhët dhe rekomandohet që në mënyrë të hollsishme të analizohen arsyet për shkak të së cilave ka ndryshuar ligji i vitit 2008 dhe shkaqet e mangësive në zbatimin e tij.
Komisioni fton ligjvënësin që të rishikoj ligjin për gjuhët dhe për rrjedhoj, ti shqyrtoj në konsultyim me të gjitha palët e interesuara, në vecantin rekomandimet e mëposhtme:
– të heqë dorë nga dispozitat e ligjit për dygjuhësinë në procedurat gjyqësore dhe të marrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv të kërkesave gjuhësore të Ligjit për gjuhët nga viti 2008 në procedurat gjyqësore;
– ose të revidojë nenin 3 të ligjit – parashikimin e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim të brendshëm dhe ndërinstitucional, për shembull duke kufizuar fushën e komunikimit zyrtar me shkrim ose të vonuarit e futjes në fuqi derisa zbatimi i duhur i kësaj dispozite të bëhet real;
– të revidohet dhe rishikohet ligjin në mënyrë që të sigurojë një qartësi të mjaftueshme ligjore në kuptim të komenteve të bëra në opinionin aktual dhe të konsiderojë lejimin e çdo personi të përdor gjuhën e bashkësisë joshumicë në vend që t’i referohet vetëm personave që i përkasin bashkësive;
– të konsiderojë heqjen e referencës për shtetësinë në ligj, në mënyrë që të mundësojë të gjithë të gëzojnë të drejtat gjuhësore të njohura me ligj;
– të shtyhet zbatimi i sanksioneve me të holla derisa ligji të ndryshohet për të siguruar siguri juridike dhe për të ndryshuar dhe plotësuar 22, në mënyrë që të zvogëlohet shuma e gjobave, të zgjerohet diferenca midis shumave minimale dhe maksimale, të futet elementi i gabimit dhe parimi i proporcionalitetit në të”.
Absurdi është se ky Komision nuk merr parasysh faktin se shqiptarët në Maqedoni përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë dhe se nuk janë pakicë, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Komisioni nuk merr parasysh modelet e shteteve demokratike të cilat respektojnë në mënyrë të plotë, në gjithë terriotorin edhe gjuhët e pakica që janë më pak se 5 për qind.
Ligji i Gjuhëve i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, gjuhën e komunitetin serb i cili përbën më pak se 5 për qind të popullsisë e ka përcaktuar si gjuhë zyrtare.
Për veç në nivelin qendror, ky ligj si gjuhë zyrtare i llogaritë edhe gjuhët e popujve të cilët përbëjnë më shumë se 3 për qind të popullsisë në komunat e shtetit të Kosovës, pra në nivelin lokal. Ky ligj parasheh edhe shumë beneficione për pakicat kombëtare në shtet. (INA)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...