Masakër në Kitzbühel të Austrisë, 25-vjeçari vret pesë persona nga xhelozia

Date:

Një vrasje e pesëfishtë ka ndodhur sot në vendpushimin austriak të skive, Kitzbühel. Një banor 25-vjeçar i Tirolit dyshohet se ka qëlluar për vdekje pesë persona, në orët e para të mëngjesit të së dielës, në një ndërtesë banimi.

Viktimat janë: Ish e dashura 19-vjeçare e 25-vjeçarit, prindërit e saj, vëllai i saj (25) dhe miku i saj i ri (24). Motivi thuhet se është xhelozia, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Pas vrasjes, 25-vjeçari shkoi në stacionin policor në Kitzbühel dhe iu dorëzua personalisht policisë. Arma e vrasjes, një pistoletë, i përket vëllait të të dyshuarit. Marrja në pyetje e 25-vjeçarit ka përfunduar para pak kohësh, ndërsa ai e ka pranuar krimin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...