Organet kompetente të painteresuara për mirëqenien e fëmijëve parashkollorë në çerdhen «Borëbardha» në Shkup

Date:

Në një postim të faqes “Duam Çair të pastër” në Facebook, një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë në çerdhen «Borëbardha» në Fushë Topanë të Shkupit. Në të vërtetë, qytetari ankohet se në një klasë të vogël qëndrojnë 28 fëmijë, prej të cilëve gjysma e tyre detyrohen të kthehen në shtëpi në ora 12.00, pasi që nuk ka vend për të fjetur të gjithë, megjithëse të gjithë prindërit paguajnë të njëjtin  çmim për qnëdrim, prej orës 08:00 deri ne ora 16:00.

Mësuesja dhe përgëdhelësja po mundohen ta tejkalojnë këtë situatë si është më së miri, por ato nuk kanë kushte për t`i gëzuar të gjithë fëmijët. Në këtë objekt mungojnë hapësira, shtretër, lodra dhe shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat është e paraparë që çdo çerdhe t`i posedojë. Sipas postimit në fjalë, në këtë çerdhe mbisundon edhe lagështi e madhe, prandaj edhe nuk pritet që fëmijët të jenë të shëndoshë.

Edhe në redaksinë e «Shtegu.com» kanë ardhur reagime për kushtet e këqija të kësaj çerdhe, në të cilat thuhet se korridori është adaptuar në klasë të improvizuar. Sipas informatave më të fundit, komuna ka paralajmëruar se në këtë hapësirë do të ndërtojë një pishinë, në vend se të angazhohet për përmirësimin e kushteve të kësaj çerdheje

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...