iPhone e tradhëtoi gruan që u vra nga bashkëshorti në Austri

Date:

Kur e zbuloi gruan e tij me një burrë tjetër, një kosovar 32-vjeçar tërësisht u çmend.

Për rreth një muaj me radhë, Valdon D. kishte frikë se gruaja e tij kishte një tjetër lidhje. Kjo është arsyeja përse ai e instaloi një app të vendndodhjes në iPhone-in e bashkëshortes, me profesion asistente dentare, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Kur punëtori kosovar në ndërtimtari e konstatoi vendnodhjen e saj në stacionin qendror të Vjenës, ai e thirri dhe e pyeti se ku ishte. Kosovarja e gënjeu dhe i tha që ishte në shtëpi. Si rezultat, babai i familjes u fut në stacionin kryesor të trenit dhe e zbuloi bashkëshortern, përndryshe nënë e një djali dyvjeçar dhe e dy vajzave (4, 9-vjeçare), dorë për dore me dashnorin e saj – me siguri kolegun e saj të punës. 32-vjeçarja menjëherë u fut në një taksi dhe shkoi në shtëpi, por edhe Valdon D. hipi u nis për në banesën e tyre në Belvederegasse (Wieden).

Siç raportojnë më tej mediat austriake, atje erdhi deri në një mosmarrëveshje të përgjakshme. Valdon D. e shtyu gruan e tij dhe më pas, nga dhoma e gjumit mori një objekt druri. Ai e goditi dy herë, pastaj u largua nga banesa, duke shkuar në stacionin e policisë. Aty deklaroi se e kishte lënduar gruan e tij. Por kur hetuesit hynë në banesë, viktima ishte tashmë e vdekur.

Kosovari, i cili punoi 18 orë në ditë dhe ishte i zënë me ndërtimin e shtëpisë së tij të re, është në paraburgim.

„Klienti im ndjehet shumë keq. Ai është i shkatërruar tërësisht. Ai nuk donte ta vriste gruan, por vetëm ta lëndonte”, tha avokati i tij Mirsad Musliu.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...