Deskoska: Varet nga opozita nëse do të ketë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Date:

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës për të gjetur marrëveshje për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, sot sërish kanë realizuar takim në Kuvend.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, para fillimit të takimit tha se përfundimi i negociatave varet nga opozita, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më shumë jam realiste sesa optimiste, pasi e dimë se kë e kemi nga ana tjetër. Nëse do ketë ose jo marrëveshje varet nga OBRM-PDUKM-ja. Ligji duhet të jetë ecensial dhe në pajtim me standardet evropiane. Kemi disa zhvillime dhe kjo është në procedurën për emërimin e prokurorëve. Dyshimet janë nëse do të kemi prokurori të re, pas shfuqizimit të PSP-së dhe e treta, kuadër solid juridik për udhëheqjen e lëndëve. Të papranueshe janë lëshimet që janë jashtë vlerave dhe drejtësisë evropian”, tha Deskoska.

Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski tha që pushteti nuk duhet të ikë nga përgjegjësia dhe e ftoi Zoran Zaevin ta mbajë premtimin parazgjedhor, që shefi i prokurorisë të propozohet nga opozita./Telegrafi/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...