Pas 90 viteve në Turqi, Fikreti realizon amanetin e babës dhe merrë pasaportën shqiptare

Date:

Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai i vet, i cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e perandorisë otomane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë.Më pas vetëizolimi i Shqipërisë, i bëri të pamundura komunikimet me botën e jashtme.Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish-deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja gjaku nuk humbet rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve.Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të të tëra deri sa u gjetën.Pavarësisht moshës, dëshira e 90-vjecarit për të pasur pashaportën shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij .Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve jetë që i kanë mbetur t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare, familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.Tevfik është 90 vjeç dhe pasaportën e mori për atdhedashuri duke u dhënë kështu një leksion patriotizmi të gjithë shqiptarëve./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...