Dhunim i çuditshëm i një shqiptari ndaj një 18-vjeçareje në Gjermani

Date:

22:13:00          2019-09-10

 

Një shqiptar 22-vjeçar është arrestuar në Reutlingen të Gjermanisë, si i dyshuar se ka dhunuar një vajzë 18-vjeçare.

Siç njoftoi të martën Prokuroria publike në Tübingen dhe policia në Reutlingen, shqiptari tani është në paraburgim, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Pas hetimeve fillestare, natën e së dielës, gruaja e re ishte me shqiptarin 22-vjeçar rrugës për një aheng privat.

Në rrugën «Hermann-Kurz-Strasse», shqiptari dyshohet se e ka tërhequr vajzën në një nënkalim jashtë rrugës dhe e ka përdhunuar. Ai pastaj është arratisur.

Pasi kërkimi për shqiptarin fillimisht ishte i pasuksesshëm, i dyshuari personalisht ka shkuar në stacionin e policisë në Reutlingen, ku u arrestua përkohësisht.

Të hënën pasdite, gjykatësi hetues lëshoi ​​urdhërarrest kundër 22-vjeçarit pranë Gjykatës rajonale në Reutlingen, pas së cilit ai u dërgua në burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...