Trampi bën lëshim, nuk dërgon telegram urimi për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut

Date:

 
2019-09-10
 

Në vazhdën e urimeve për 28 vjetorin e peavarësisë së Maqedonisë së Veriut ka munguar urimi nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ai nuk i ka dërguar telegram urimi presidentit Stevo Pendarovski. Për këtë ka shkruar ish-diplomati dhe analisti i njohur, Arsim Zekolli, duke shtruar pyetjen në adresë të kabinetit të Pendarovskit se përse për herë të parë shefi i shtetit nuk ka marrë urim të drejtpërdrejt nga presidenti amerikan, porse këtë e ka bërë vetëm sekretari amerikan i shtetit, përcjellë INa. “Ndoshta ndonjëri nga këshilltarët e Stevos do të na sqarojë se përse Obama dhe Tramp kanë uruar Ivanovin për 8 shtatorin, ndërsa Pompeo kanë uruar qytetarët. Patjetër duhet të jetë ndonjë keqkuptim, do ta sqarojnë këshilltarët”, ka shkruar Zekolli. Vite me radhë, presidentët e Maqedonisë së Veriut kanë pranuar telegrame urimi nga presidentët Trump, Obama, Bush dhe të tjerët. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...