23:11:41 2019-09-09
“Awardi i radhës shkon për klientin tim, Armond Selmani! Rritja e shitjes 400 për qind brenda një viti. Ai është një sipërmarrës i pavarur dhe një ekspert i jashtëzakonshëm i marketingut në Google Ads Experte, Google Analytics Experte, Facebook Specialist, ekspert i Marketingut. Thënë thjesht, ndërmarrjeve të mesme ai iu sjell masivisht klientë të rinj përmes mediave sociale të synuara dhe marketingut në internet”. Kështu është shprehur një ish trajner për veprimtarinë e Armondit, i cili profesionin e ka filluar para pesë viteve, duke këshilluar rreth 350 klientë dhe koncerne për marketing.
Armondi është I lindur në Thun të Zvicrës, para 28 vitesh nga një çift bashkëshortor nga Klina e Kosovës. Si edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, edhe prindërit e Armondit që në Zvicër erdhën në vitin 1988, e nxitën dhe e përkrahën në vijimin e shkollimit, që rezultoi me përfundimin e shkollës së lartë bachelor në Universitetin e Bernës.
Për momentin, Armondi është duke u përkujdesur për një concern gjerman që ka të punësuar rreth 3200 punëtorë, padyshim një sukses i rrallë i një djaloshi të ri shqiptar nga Zvicra,që të bën të ndjehesh krenar. Mirëpo, për të arritur deri në këtë nivel, Armondi shpenzoi rreth 250 mijë franga duke vijuar seminare të ndryshme, njofton Shtegu.com. Ky mundi u shpagua shumë shpejt pasi në ndërkohë, qarkullimi i tij mujor arrin shifrat në mes 60-80 mijë franga.


