Vdes duke luajtur futboll djali 30 vjeç i legjendës së Brazilit dhe Milanit

Date:

 
2019-09-05
 

Danilo, djali i legjendës së Brazilit Cafu, ka vdekur të mërkurën mbrëma si pasojë e një sulmi në zemër derisa po luante futboll në ditëlindjen e motrës, sipas ESPN.

 

Danilo, 30-vjeçar, ka vdekur nga sulmi në zemër në qytetin jugor Barueri të Sao Paulos, transmeton Gazeta Express.

Ai kishte pësuar sulm në zemër duke luajtur futboll dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, ku ishte goditur nga një sulm tjetër kardiak, që ka rezultat fatal për të.Danilo nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit të dytë në zemër dhe si pasojë ka vdekur në spital.

Sipas ESPN-së, Danilo po luante një ndeshje futbolli për ditëlindjen e motrës.

Babai i tij, Cafu, është një legjendë e vërtetë në Brazil. Për një kohë të gjatë, ai është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë i djathtë në planet. Cafu ka luajtur për Romën dhe Milanin dhe ka marrë pjesë në katër Kupa të Botës, duke triumfuar dy herë, më 1994 dhe 2002./ina

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...