Pasi që shkatërruan sistemin arsimor, vendosën ushtarë analfabet partiak, drejtora, mësues, profesorë dhe edukatorë, tash pa fije turpi bëjnë selfi në shkollë luksoze private duke u krenuar. Jo secili prind ka vjedhur, jo secili është pasuruar brenda natës, ashtu siç ke bërë ti. Sot, ti nuk dëshiron që fëmija yt të jetë pjesë e sistemit arsimor të cilin e degjeneruat ju. Ashtu, siç nuk dëshiron asnjë prind tjetër. Por, sot askush nuk e ka luksin tënd dhe paratë tua që të ikë nga ky sistem arsimor njëjtë siç po ik ti nga mëkatet tua.
Bekim Saliu
(Anëtar i kryesisë qëndrore të ALTERNATIVËS, njëherit edhe kryetar dege në Çair)

