Mickoski: Për drejtësinë nuk planifikojë kompromis

Date:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski në një video porosi në Fejsbuk, duke u përqendruar në negociatat për ligjin e Prokurorisë Publike, thotë se për drejtësinë nuk planifikon asnjë kompromis dhe i njeh qëllimet me prapavijë të pushtetit të cilës i rekomandon, siç thekson ” të mos shpresojë për Përzhino të re dhe asnjë marrëveshje të re në të cilën do të përsëritet VMRO-DPMNE-ja e dobësuar e cila do të nënshkruaj gjithçka”, njofton Koha.mk

“Zaevi do të lavdërohet se ka dy të tretat për prokurorinë, dhe kur ta shoh se nuk i ka atëherë ministrja do të thotë se do ta ndryshojmë këshillin e prokurorëve publik sepse atje nuk na duhen dy të tretat. Por vetë i tregojnë qëllimet me prapavijë të cilat kanë dy synime: E para është politike – të llogariten përmes instalimeve në Prokurori me kundërshtarët politik. E dyta është ta mbrojnë krimin të cilin do ta lënë pas vete, ndërsa sistemi i prokurorëve të jetë në shërbim. Kjo kështu nuk mundet, dhe kjo nuk do të kalojë”, thekson Mickovski.

Nëse shpresojnë për ndonjë Përzhino të re, shton, në ndonjë marrëveshje në të cilën do të përsëritet VMRO-DPMNE-ja e dobësuar e cila do të nënshkruaj gjithçka, duhet ta dinë se këtë film nuk do ta shohin më. Për këtë qëllim VMRO-DPMNE juve dhe të gjithëve në Maqedoni u premton drejtësi, ndërsa për drejtësinë nuk planifikojë asnjë kompromis, thotë Mickovski. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...