Funerali i krishterë në Jakarta mbahet në xhami

Date:

Mungesa e tolerancës ndërfetare në Indonezi është bërë jo rrallë shkak për lajme të hidhura nga ky vend, por me sa duket humanizmi dhe besimi do i hapë rrugën bashkëjetesës fetare në harmoni.

Në kryeqytetin e vendit, Jakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave. Një xhami e zonës u ofroi bujarisht objektin e kultit, që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre. U theksua se xhamia nuk vendosi asnjë lloj kufizimi për simbolet fetare të krishtera, apo të ndonjë lloji tjetër.

Një i afërm i së ndjerës, postoi në rrjetin social Facebook fotot e ceremonisë mortore, duke falënderuar xhaminë dhe punonjësit e saj për bujarinë dhe tolerancën e treguar. Fotot u bënë virale me shpejtësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...