ASH kërkon rritjen e rrogave të arsimtarëve për 7.000 denarë

Date:

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një press konference ka mbështetur grevën e punonjësve të arsimit të paralajmëruar për ditën e hënë, duke kërkuar rritje të rrogës për 30 për qind (që mesatarisht i vjen rreth 7.000 denarë për rrogat e arsimtarëve dhe profesorëve).

Deputetja Arta Toçi ka folur edhe për kushtet e vështira të arsimit në përgjithësi dhe niveli i ulët i pagave në veçanti,duke marrë për krahasim vendet e rajonit si Shqipëria dhe Kosova që kanë rroga mesatare mbi 450€ kurse Maqedonia e Veriut mbetet shumë largë me 345€,përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi partinë shqiptare në pushtet e cila që nga viti 2002 ka drejtuar këtë Ministri por nuk ka arritur të zgjedhë asnjë problem të vetëm.

“Ne si parti politike në programin tonë politikë i kemi kushtuar vëmendje të veçantë këtij sektori shumë të rëndësishëm dhe mjaft të ndishëm,me marrjen e pushtetit synimi jonë është që minimumi të arrijmë nivelin e pagave të rajonit dhe të përmirsojmë pozitën e arsimtarit.
Ne mbështesim plotësisht grevën dhe i inkurajojmë sindikatën që të këmbngulë në kërkesat e tyre dhe të mos pranoj asjë zgjidhje gjysmake”, theksoi Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...