E lexova lajmin që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të zgjedh dy ministra dhe tre zëvendësministra që i ka propozuar kryeministri Zoran Zaev.
Nina Angellovska është propozuar ministre e re e Financave, ndërsa Hysen Xhemaili ministër pa dikaster i angazhuar për përmirësim të klimës investuese. Sa kam unë informacione, kjo është ministria që e refuzoi RDK-ja e Vesel Memedit para se të lëshojë qeverinë. A ka merituar Tetova që prej BDI-së të fitojë vetëm një ministrë që nuk e ka pranuar as RDK-ja e Vesel Memedit?
I lumtë Ibrahim Dearit që nuk e pranoi këtë ministri! Kam pasur dhe kam respekt për Isen Xhemailin, mirëpo ai duhet të sqarojë para tetovarëve se pse pranoi të nënçmoj veten në këtë mënyrë.
Dikush e don, e dikush mund ta ketë inat, por dorën në zemër, për momentin vetëm Alternativa i ka dhënë Tetovës një post respektabil në ekzekutiv, me profesorin Hysni Ismaili si ministër të kulturës.
Zgjohu Tetova ime, nënçmimin nuk e ke lejuar as në kohën e Serbisë, as të Jugosllavisë, mos lejo as tani në kohën e “demokracisë”.
(Betim Matranxhiu)

