MBËSHTJELLJA E POLITIKËS ME KAOS

Date:

2019-08-30

Shkelzen Halimi

Faza kalimtare e shqiptarëve e bë tunel pa fund. Në fakt, kjo fazë do të mbesë aty ku thuhej se kishte marrë fund komunizmi, duke mos bërë akoma asnjë një hap përpara. Në ndërkohë do të dëshmohet se shqiptarët akoma nuk ishin liruar nga folklorizmi. Petku përrallor që u hidhej mbi supe bartësve të elitave politike, katapultoi heronjtë e lagjeve tona, të cilët politikën shqiptare e mbështollën me kaos dhe më “nuk dihej se kush hante, e kush paguante”. Punësimi si nevojë e sigurimit të ekzistencës me rekomandim të partisë (si në komunizëm), u bë dukuria më e shëmtuar e shoqërisë shqiptare. Kjo dukuri që krah më krahë hapi Kutinë e Pandorës, do të tregohet me shumë se kobzezë, duke e plandosur arsimin, duke luajtur me fate njerëzish, duke përhapur nihilizmin midis të rinjve dhe duke kërkuar shpëtim larg vendlindjes. 
Mikro heronjtë e partisë në pushtet do të hartojnë lista punësimi me emra të militantëve, të cilët garantimin e punës, jo vetëm që do ta blejnë me aktivitet herë – herë edhe të njollosur, por do ta blejnë edhe në mënyrë konvencionale, me të holla që kinse do t’i “shkojnë arkës së partisë”. Sepse, kishin thënë: partia ndryshe s’mund të funksionojë.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...