Shkoi për vizitë te motra në Gjermani, sopranoja shqiptare i fascinoi gjemanët

Date:

12:58:46          2019-08-27

 

Ishte koncerti i parë i shqiptares Semine Sulozeqi në Gjermani. Do të ishte mirë të dëgjohet edhe më shpesh këtu sopranoja e shkëlqyeshme nga Shqipëria, sepse zëri i saj vokal, i butë, ka magjepsur audiencën në kishën ungjillore në Werth, në koncertin e së premtes në mbrëmje.

Me zërin e saj të fuqishëm, sopranoja shqiptare Semine Sulozeqi e ka fascinuar publikun në kishën ungjillore në Werth. Atë e kishte ftuar rrjeti gjerman për ndihmë të refugjatëve, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Soprano është zëri më i lartë njerëzor dhe në shumicën e rasteve këndohet nga gratë. Sopranoja Semine Sulozeqi nga Shqipëria, e cila aktualisht po viziton motrën e saj Elisa Xhameta në Anholt, ka një zë të tillë të talentuar.

Gruaja e re ka studiuar muzikën dhe këndimin në Tiranë, është një këngëtare e trajnuar e operës dhe punon si pedagoge për muzikë, këndim dhe piano, sepse në Shqipëri nuk mund të jetosh nga profesioni soprano.

„Semineja kishte pyetur nëse do t`i lejohej të mbante një koncert për të na kënaqur“, thotë Veronika Stoverink dhe kështu rrjeti gjerman për ndihmë të refugjatëve e ftoi të premten në mbrëmje për një koncert kishën ungjillore në Werth.

Rreth 70 spektatorë e pranuan ftesën dhe u mahnitën nga zëri i fuqishëm dhe i gjallë i shqiptares 30-vjeçare, e cila interpretoi vepra nga kompozitorë gjermanë, shqiptarë dhe italianë. Ndër të tjera „Ave Maria“ nga Franz Schubert, „All mie tante lagrime“ nga Mauro Giuliani, „Turtulleshe“ nga Gjoke Lola dhe „La Spagnola“ nga Vincenzo Chiara.

Dhe se sa mirë ajo e zotëronte pianon, audienca u bind në disa pjesë të pianos nga Chopin – „Nocturne“ dhe „Vals“. Me shumë duartrokitje, publiku donte t`i falënderohej tejmase, por jo të largohej pa e dëgjuar edhe një herë zërin e saj të mrekullueshëm, informon Shtegu.com. Ajo e interpretoi edhe një herë „Ave Maria“, e cila sigurisht i përket një prej këngëve më të bukura të krishtera të të gjitha kohërave.

„Ky ishte me të vërtetë një koncert i mrekullueshëm“, përfundon e entuziazmuar Veronika Stoverink, „i shkurtër por i bukur“. Edhe Dr. Theodor Beine ishte mahnitur për vokalin e sopranos mjaft të re: „Gjithçka shkoi mirë, si vokali ashtu edhe pianoja“.

Dhe për këtë koncert të mrekullueshëm, publiku e falënderoi jo vetëm me shumë duartrokitje, por edhe me një donacion vullnetar, të cilin Semine Sulozeqi e merr me vete në vendlindje dhe do t`ua shpërndajë familjeve të varfra.

Pas koncertit, rrjeti kishte organizuar një apero të vogël në sallë. Shumica e shfrytëzuan rastin të bisedojnë personalisht me artisten shqiptare.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...