Dhjetë vite ndalesë për të vizituar pesë fëmijët e vet në Zvicër

Date:

12:15:17            2019-08-26

 

Një kosovar i dëbuar nuk mund të vijë në Zvicër për dhjetë vite me radhë – madje as të vizitojë pesë fëmijët e tij të rritur. Kosovari ishte dënuar për një sulm me thikë nga Gjykata Kantonale e Lucernit.

Ngjarja ka ndodhur dhjetë vite më parë. Në prill të vitit 2009, një person e kishte goditur me thikë një person tjetër. Motivi i sulmit: Një marrëdhënie e viktimës me vajzën e autorit. Gjykata Kantonale e Lucernit, me vendimin e saj të vitit 2014 kosovarin e kishte dënuar me pesë vite burg, pasi vetëm duke i falënderuar fatit të madh, viktima kishte mbijetuar, prandaj e dënoi për vrasje të mbetur në tentativë. Dhjetorin e kaluar, kosovari u lirua me kusht nga burgu, me ç‘ rast është dashur të largohet nga Zvicra brenda njëzet ditësh. Brenda dhjetë vitesh ai nuk ka të drejtë të kthehet në Zvicër.

 

Kundër ndalimit të hyrjes të shqiptuar nga Sekretariati shtetëror për migrim, personi i dënuar ka bërë një ankesë në Gjykatën Federale Administrative. Burri kishte ardhur në vitet `80 si një punëtor stinor në Zvicër dhe më vonë ishte pajsiur me një leje të rregullt qëndrimi. Ai rastin e argumenton se e sulmin e ka kryer në mënyrë tët paplanifikuar dhe nga një emocion rasti, për këtë arsye nuk është e mundur të flitet për një rrezikim të jetës së personit, shkruan “Neue Luzerner Zeitung” përcjell Shtegu.com. Për më tepër, ai tashmë ishte goditur fort nga fakti se, përveç pesë fëmijëve të tij të rritur, shumica e të afërmve të tij jetojnë në Zvicër.

 

Gjykata Federale Administrative në aktgjykimin e saj të publikuar të premten e kaluar nuk ngre asnjë dyshim në lidhje me ligjshmërinë e ndalimit të hyrjes. Në detaje, dy gjykatëset dhe gjykatësi janë marr me çështjen e kohëzgjatjes. Për shkak se kufiri i rregullt i një ndalimi është pesë vite, ai mund të tejkalohet vetëm nëse personi paraqet një kërcënim serioz për sigurinë dhe rendin publik.

Për më tepër, kosovari ka edhe borxhe të shumtë që ka treguar një mospërfillje të konsiderueshme ndaj sistemit juridik. Ndalimi i theksuar i hyrjes që ata e konsiderojnë të justifikuar. Edhe konstatimi gjyqësor se i dënuari mban një lidhje të ngushtë me fëmijët e tij, siç u tregua nga vizitat e rregullta në burgun Ëauëilermoos, nuk ka ndikuar në shqiptimin e vendimit. Ankesa është hedhur poshtë, kosovari nuk mund të hyjë në Zvicër deri pak para Krishtlindjeve të vitit 2028.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...