Erdogani anuloi vizitën në Serbi

Date:

 
2019-08-21
 

Vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Serbi, e cila u njoftua për 29 gusht, është shtyrë, mësoi Tanjug në Ambasadën turke në Beograd.

 

Presidenti turk nuk do të shkojë në Serbi gjatë gushtit dhe shtatorit për shkak të “harmonizimit të terminit”, tha ambasada turke.

Ishte paralajmëruar se gjatë vizitës së Erdoganit, presidenti serb dhe kreu i shtetit turk në mënyrë solemne do të zyrtarizonin fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, e cila do të ndërtohet nga kompania turke “Tashyapi”.

Vuçiq konfirmoi në hapjen e autostradës “Milos Veliki” se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Serbinë, por nuk specifikoi një datë./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...