16:56:51 2019-08-17
Në Iserlohn të Gjermanisë ka ndodhur një sulm me thikë, me ç`rast janë vrarë dy persona! Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjeide të rëndë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Një zëdhënës i policisë gjermane ka deklaruar: „Për momentin jemi në zonën e stacionit të trenit në veprim dhe kemi arrestuar një të dyshuar“. Sulmuesi I arrestuar është një burrë, ndërsa të vdekurit, një burrë dhe një grua.
Në momentin që arritën forcat e rendit, një nga dy viktimat ishte ende duke luftuar për jetën. „Po bëjmë përpjekje për të ringjallur personin“, tha zëdhënësi i policisë. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, kjo viktimë u shpall e vdekur.

