Gazetari i njohur maqedonas zbulon detaje nga afera “Reket”, përmend ministra dhe funksionarë të Qeverisë Zaev

Date:

 
2019-08-06

Gazetari i njohur Branko Gerovski përmes një shkrimi në portalin e tij “Plusinfo” ka dhënë detaje me emra dhe mbiemra për rastin “Reket”, ku i dyshuari kryesor është Bojan Jovanovski, për shantazhimin dhe përfitimin e 1.5 milionë eurove nga një i dyshuar i Prokurorisë Speciale, gjegjësisht biznesmeni Orce Kamçev. Në këtë rast ai ka përmendur edhe kryeprokruroren e dorëhequr speciale, Katica Janeva, që sipas tij, amerikanët tashmë kanë dhënë sinjalin e qartë se nuk e përkrahin ate dhe se duhet hetim i thelluar lidhur me këtë rast të rëndë për drejtësinë e vendit, përcjellë INA.

 

Gerovski ka përmendur edhe lidhjet e disa personaver të organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” që drejtohej nga Jovanovski – Boki 13. Sipas Gerovskit, deputetë të LSDM-së dhe familjarë të ministrave e funksionarëve të tjerë kanë qenë pjesë e kësaj organizate. Ai ka përmendur edhe familjarë të gazetarëve të njohur që ishin pjesë e organizatës. Në rrjetin e të dyshuarve janë edhe biznesmenë, ndërsa më skandaloze janë “Memorandumet” e nënshkruara mes kësaj organizate dhe disa ministrave për ndërtime të banesave sociale dhe personave me nevoja. Më tepër hollësi sjellë shkrimi i publikuar në Plusinfo.mk, ku Gerovski i shpjegon të gjitha detajet. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...