Pronari shqiptar i revoltuar që këngëtares shqiptare ia refuzuan vizën

Date:

09:29:57             2019-08-06

 

Këngëtares shqiptare Xhevahire Bytyqi, nuk i lejohet të performojë në Opfikon të Zvucrës. Ky nuk është një rast i vetëm, thotë një organizator i prekur.

Ahengje të mëdha me muzikantë kosovarë janë organizuar nga qiramarrësi Ramadan Millaku (49), në restorantin e tij Glatthof në Opfikon ZH. Edhe këngëtarja Xhevahire Bytyqi, është dashur të interpretojë gjatë këtij viti në sallën e madhe, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Por, Zyra e Migracionit në Cyrih nuk ia lejoi vizën. Arsyeja: Ajo e ka klasifikuar këngëtaren si „jo shumë të kualifikuar“.

Ky nuk është një rast i vetëm, thotë Millaku. Që prej majit 2018 ai nuk mund të ofrojë më muzikë live në sallën e madhe. Ai nuk arriti të angazhojë artistë nga Kosova. „Askush nga më shumë se 40 artistë shqiptarë të kërkuar nuk mund të performojë këtu“, thotë 49-vjeçari. Shembuj janë Remzi Leka apo Ymer Bajrami.

Kjo e ka rrëqethur Millakun. „Përse nuk mund ta dëgjojmë muzikën shqiptare këtu?“, pyet ai. Mysafirët e tij nuk do ta kuptonin këtë. „Bytyqi, për shembull, nuk njihet vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër, ku edhe më parë ka performuar. Tani, papritmas, kjo nuk është më e mundur“. Ai gjithashtu e gjykon të padrejtë që Kosova dhe Shqipëria nuk trajtohen njësoj si shtetet e BE-së. „Për artistët nga Bullgaria, për shembull, një leje mund të merret brenda 24 orësh“.

Vendimi ka një ndikim të madh në biznesin e tij: „Unë jetoj nga këto ahzengje“. Përveç kësaj, Zvicra përfiton nga kjo sepse ai ia paguan tatimet. Në gjysmën e parë të vitit 2018, për shembull, për shkak të angazhimeve, ai pagoi rreth 1800 franga zvicerane për tatim. Millaku nuk ka pasur vështirësi financiare – ndryshe nga kolegët e tij profesionalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...