Alternativa flet për takimin Gashi – Sela!

Date:

2019-08-02

 

Pas disa shkrimeve për një takim midis krerëve të ASH-së dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi në një nga restorantet e Strugës, ka pasuar një prononcim nga partia e Gashit. Portalet kanë shkruar se Alternativa që është pjesë e pushtetit të LSDM dhe ASH po shqyrtojnë një mundësi koalicionimi. Por nga ASH tani për tani nuk janë prononcuar, ndërsa Alternativa ka dhënë një sqarim të saj për Zhurnal.
Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani ka përgënjeshtruar zërat se në takim është biseduar apo ka pasur diçka për ndonjë koalicionim, pasi që sipas tij, takimi ka qenë i rastësishëm dhe jo i koordinuar paraprakisht.

 

“Fotot që kanë publikuar janë të vjetra. Ky takim ka qenë para 1 muaji, ka qenë takim spontan i rastësishëm në Strugë”, thotë Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës. /INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...