Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, kujton se vetëm pak kohë më parë këshilltari i komunës së Ohrit nga radhët e BDI-së, që sulmoi fizikisht profesorin universitar Iljaz Iljazin, kishte shkaktuar edhe një vepër tjetër penale, ku policia kishte bërë paraqitje penale ndaj tij. Ai bëri të ditur se tani po i marrin edhe deklaratat e dëshmitarëve, për të grumbulluar elementet që të parë mundësinë të ngritjes edhe të një paraqitjeje penale.
Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Ky është një rast i një personi i cili sillet skajshmëtisht papërgjegjshëm, në mënyrë të dhunshme dhe ne në njërin nga rastet që ka ndodhur më herët kemi bërë paraqitje penale për dhunë deri tek Prokuroria, gjithashtu edhe në këtë rast është vepruar, ai është thirrur në polici, janë marrë deklaratat, po merren edhe deklaratat e dëshmitarëve. Sigurisht që kur të plotësohen të gjitha elementet, do të dorëzohen në prokurori”.
Ai më tej tha se nëse dikur ka qenë koha e të luftuarit për demokraci tani është koha kur duhet ti luftojmë kriminelët dhe banditët.
Në anën tjetër nga VMRO-ja opozitare përmes një komunikate për media thonë se këshilltari Nefi Useini i terrorizon banorët e Ohrit, pork jo nuk është hera e parë që sipas tyre ai sulmon qytetarë dhe nuk sanksionohet.
VMRO-DPMNE
“Useini, sipas deklaratave të viktimave, përmes kyçjes jolegale të rrjetës së ujësjellësit nga ato ka vjedhur ujë, kur ka thirrur ekip të ‘Ujësjellësit’, këshilltari vendosi që të qëroj hesapet fizikisht me të. Më herët, ashtu siç kanë raportuar mediat, ai ka sulmuar fizikisht edhe inspektorë që kanë bërë raport për ndërtimin e tij jolegal në qendër të Ohrit dhe gjithë opinioni e di që edhe sulmin ndaj këshilltarit të një partie tjetër politike në seancën e Këshillit të komunës së Ohrit”.
Para dy dite, këshilltari nga radhët e BDI-së Nefi Useini raportohet të ketë rrahur profesorin e UEJL-së, Iljaz Iljazin, pas çka më pas Useini ishte thirrur në polici, për t’u marrë në pyetje. Shkaku i sulmit thuhet të ketë qenë kyçje jolegale në rrjetin e ujësjellsit, ku është e lidhur ndërtesa, kryetar i këshillit të së cilës është Iljaz Iljazi. /Shenja

