Akademitë e Shkencave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë dje zhvilluan një takim të përbashkët në Ohër. Siç bëhet e ditur, krerët e dy akademive janë dakorduar që të realizojnë bashkërisht disa projekte hulumtuese shkencore, që kanë interes për qytetarët e të dyja vendeve, përcjellë INA.
Akademia e Shkencave të Maqedonisë së Veriut është përfaqësuar në takim nga kryetari i saj, akademik Taki Fiti, ndërsa Akademia Shqiptare e Shkencave është përfaqësuar nga zëvendëskryetari Vasil Tole. Projekti i parë ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe biodiversitetit në Liqenin e Ohrit, ndërsa fusha tjetër e bashkëpunimit ka qenë letërsia. (INA)

