12:33:30 2019-07-30
Gjermania është vendi i duhur për të fituar përvojë pune, shpjegon Ana-Marija Vlintsovska në një raport të Dë në gjuhën verimaqedonase. Ajo ka kaluar gjashtë muaj në një kompani gjermane dhe të ardhmen e saj vendosi ta ndërtojë si inxhiniere në Maqedoninë e Veriut.
Ana-Marija Vlinovska është stipendiste e bursave e programit të Komitetit të Ekonomisë Gjermane për Europën Lindore, i cili realizohet në bashkëpunim me Fondacionin „Zoran Xhinxhiç“. Pas trajnimit të saj në „EURO POLLES“, kompani udhëheqëse gjermane e projektimit, ajo tani punon në Maqedoninë e Veriut – „sipas parimeve dhe njohurive gjermane të punës, me të cilat jam e sigurt se çdo derë është e hapur“, siç thotë ajo.
„Ka gjithnjë e më shumë kompani gjermane që investojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të jenë të kërkuara, veçanërisht stafi teknik gjermanofolës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë fituar njohuri në Gjermani“, thotë Ana-Marija Vlinotska, e cila është anëtare e Fakultetit të studimeve të inxhinierisë ndërtimore në Shkup, informon Shtegu.com.
Për përshtypjet e para të punës së saj në Gjermani, ajo së pari vuri re që dita e parë e saj në punë ishte mjaft e ngarkuar dhe kolegët e saj ishin veshur „shumë modest“: „Por, ndryshe nga ne, atmosfera e punës ishte në një nivel më të lartë, me më pak ngarkesë dhe me më shumë funksionalitet“.
Ana-Marija inkurajon të rinjtë që të ardhmen e tyre të mos e shikojnë jashtë Maqedonisë së Veriut, por të promovojnë ndryshime në atdheun e tyre, me përvojën e tyre ndërkombëtare.
„Kjo mund t`i motivojë të rinjtë për ta bërë këtë, sepse unë mendoj se në të ardhmen ata duhet të fitojnë përvojë me këtë qëllim, jo vetëm përvojën dhe njohurinë që ata sjellin këtu, por edhe punën e palodhur dhe moralin nga atje. Kështu që unë mendoj se tashmë mund të flasim më shumë se si mund t’i bëjmë ndryshimet për të cilat thuhet se nuk po funksionojnë te të rinjtë në vendin tonë“.
Ana-Marija Vlintsovska punon sot në Institutin për studime dhe dizajn në SHA Beton – Qendra për inovacion dhe kreativitet në ndërtim.
„Kam bërë një zgjedhje të mirë, por jam e bindur se shumë më e lehtë është me përvojën nga Gjermania dhe me njohjen e gjuhës gjermane, të punosh në Maqedoninë e Veriut është shumë më e lehtë dhe dyert janë shumë më të hapura, kështu që mendoj se nuk është problem që njerëzit me përvojë të tillë ta gjejnë veten në Maqedoninë e Veriut“, ka besim ajo.
Gjatë 11 viteve të fundit, 77 profesionistë të rinj nga Maqedonia kanë zotëruar këtë program bursash.

