Riker në Shkup: SHBA qëndron pas Maqedonisë Veriore në rrugëtimin euroatlantik

Date:

2019-07-26
 

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker tha se koha e lojërave ka përfunduar dhe se duhet të plotësohen qëllimet e shtetit, që janë proceset eurointegruese.

 

Ai këtë e theksoi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev. Zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-të qëndrojnë fuqishëm pas Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve. Ai kërkoi që opozita të ketë rol kyç dhe konstruktiv.
“Dëgjoj teatre për Maqedoninë e Veriut, por ajo që e duan qytetarët është përparimi dhe kjo çështje duhet të ketë ecuri. SHBA qëndrojnë pas Maqedonisë së Veriut, dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjitha partitë, por për të bërë këtë siç thotë presidenti Tramp, duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe Ligji për Prokurorinë Speciale patjetër duhet të miratohet për të hapur bisedimet paraqasëse me aleatët tanë t ë BE-së”, theksoi Riker. Ai sot në Shkup zhvillon takime me krerët shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...