Tramp vendosi veto në vendimet e Kongresit për shitje të armëve

Date:

2019-07-25
 

Uashington, 25 korrik – Presidenti amerikan Donald Tramp vendosi veto në tre rezoluta të Kongresit qëllimi i të cilave është ta bllokojnë  administratën e tij  në Arabinë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe t’u shesë armë me vlerë prej  miliarda dollarësh.

Muajin e kaluar, sekretari shtetëror Majk Pompeo i citoi kërcënimet e Iranit si arsye për t’u miratuar shitja e armëve me vlerë prej 1,8 miliard dollarë për EBA dhe Arabinë Saudite, dy aleatë të SHBA-së në Gjirin Persik.

Anëtarët e Kongresit i hidhëroi vendimi i Trampit të shesë armë,  ndërsa të shmangë leje nga  ligjdhënësit, për shkak se demokratët dhe republikanët u bashkuan me qëllim që ta bllokojnë  vendimin e Trampit.

“Vetoja e paturpshme e presidentit e shkeli vullnetin e Kongresit dypartiak dhe të dyfishtë dhe e vazhdon pjesëmarrjen e administratës së tij  në konfliktin e tmerrshëm  në Jemen, i cili paraqet njollë në ndërgjegjen e botës”, deklaroi kryetarja e Kongresit Nensi Pelosi. /KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...