United rrëmben dy lojtarë, plaçkit tek Interi dhe Juventusi!

Date:

2019-07-24
 

Manchester United pritej të ndryshonte shumë nga ekipi i sezonit të kaluar, por deri tani nuk është bërë thuajse asnjë lëvizje e bujshme. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk është aspak i kënaqur, ndërsa tani mendon të afrojë dy yje në skuadër.

 

Ivan Perisic i Interit dhe Paulo Dybala i Juventusit janë dy të preferuarit e tij. I pari nuk pëlqehet nga Antonio Conte dhe trajneri i ri i zikaltërve e ka bërë të ditur se nuk e sheh të përshtatshëm për skemat e tij. Kroati dëshiron largimin nga Italia dhe Premier League mund të jetë kampionati i duhur për të.

Dybala mund të largohet nga Juventusi, pasi ka kaluar një sezon të vështirë. Argjentinasi ka humbur rolin e titullarit absolut dhe te kampionët e Italisë është sfumuar rëndësia e tij. Ai nuk është më i paprekshëm dhe “Djajtë e kuq” duan të shfrytëzojnë momentin e vështirë./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...