Haradinaj pas dorëheqjes, tregon se deri kur do të qëndrojë kryeministër?!

Date:

2019-07-22
 

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me letër krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive opozitare, ku i njofton për dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Qeverisë.

 

Vendimi i Haradinajt pasoi ftesën nga Gjykata Speciale për të dëshmuar mbi krimet e pretenduara gjatë luftës së Kosovës.Haradinaj i është drejtuar me letër edhe partive opozitare, midis tyre Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, shprehet ai.

Ramush Haradinaj do të niset nesër për në Hagë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, e cila edhe pse selinë e ka në qytetin holandez, funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, jo-zyrtarisht raportohet se ato do të zhvillohen më 8 shtator./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...