11:59:53 2019-07-19
Fillimi i muajit korrik, pothuajse është edhe fillimi i pushimeve verore për mërgmitarët tanë nga të gjitha vendet e rruzullit tokësor. Tashmë janë bërë dy javë që shumica e tyre kanë shkuar nëpër vendlindjet e veta, për t`u çmallur me të afërmit e tyre. Një dukuri që ende vazhdon për mërgimtarët, të cilët shkojnë në këtë muaj vetëm e vetëm për t`u takuar me të afërmit e tyre, apo me mërgimtarët nga vendet e tjera të botës, me të cilët në kohën bashkëkohore kontaktet mbahen shumë lehtë përmes rrjeteve sociale.
Mirëpo, ka edhe të atillë që kanë mendim tjetër dhe këtë muaj e shfrytëzojnë për të punuar edhe më tej në vendet përkatëse ku ata jetojnë. Një grup të tyre e takuam në një retsorant ku po e bënin pushimin e rregullt të sillës, gjatë orarit të punës. Njëri bashkëkombas nga Lugina, i cili nuk dëshiron të bëhet publik, pohon se në pushime do të shkojë në muajin gusht ose shtator, pasi ai mendon se periudha e muajit korrik është shumë e ngarkuar në çdo aspekt, si nëpër kufinj, ashtu edhe në qytetin ku ai jeton. „Nuk më shkohet në këtë muaj, pasi është rrugë e mundimshme, pritje të gjata nëpër kufinj, komunikacion i dendur në vendlindje, thashetheme të ndryshme negative për ne që po reflektohen negativisht“, ka theksuar mërgimtari i Luginës enkas për Shtegu.com.
Një tjetër nga Kosova, pothuajse i ka mendimet e ngjashme, duke potencuar se nuk është më si përpara. Në bisedë e sipër, ai e dënon ashpër mendimin e gazetarit Valon Syla, i cili kohë më parë ndër të tjera pati deklaruar se „mërgimtarët janë analfabetë“.
Një bashkëkombas tjetër me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, me vete në punë e ka marr edhe djalin e tij. „Është një praktikë që po e bëj tash e disa vite. Nuk është çështja se më duhet ndihmë financiare, por qëllimi është që ai të vetëdijësohet dhe ta vlerësojë mundin se si fitohen të hollat për një jetë sa më të shëndetshme dhe më të pavarur. Aktualisht është pranë përfundimit të studimeve nga shkencat juridike, por gjatë pushimeve e angazhoj që të fitojë shprehi të punës. Gjatë kohës së pushimeve, të rinjtë kanë mundësinë që t`i zëvendësojnë të tjerët në punë dhe të fitojnë paratë e pushimeve të planifikuara. Pushimet për bashkatdhetarët tanë janë shumë të rëndësishme në kohë të verës, pasi përpos pushimeve që bëjnë me familjarët e tyre, ata vijnë dhe njoftohen me bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët gjithashtu kanë ardhur për pushime ngavendet ku punojnë dhe veprojnë. Një rast shumë i mirë, me ç`rast lidhen martesa martesa shumë të suksesshme.Zakonisht bashkatdhetarët tanë kanë dëshirë që fëmijtë e tyre të martohen me shqiptarë ku ata veprojnë dhe punojnë për arsye të integrimit sa më të shpejt, për arsye se ata kanë krijuar një mentalitet tjetër prej atij të origjinës“, përgjigjet ai. Lidhur me qëndrimin e tij gjatë muajit korrik në Zvicër, ai pohon se nuk është më ajo koha e vjetër, kur të gjithë shkonin nëpër pushime në korrik, pasi gjerat kanë ndryshuar shumë. Shtegu.com

