Policia zvicerane vret një person në Bernë

Date:

06:35:47                2019-07-18

 

 

Gjatë një operacion policor në Bernë të Zvicrës, një person 36-vjeçar është plagosur rëndë. Me gjithë masat e menjëhershme të shpëtimit, ai vdiq pak më vonë.

Gjatë një operacioni policor, një person është plagosur rëndë në Bernë, me një armë zyrtare të mërkurën në mbrëmje. Me gjithë masat e shpëtimit, personi vdiq, njoftoi Policia Kantonale e Bernës natën e së enjtes, informon Shtegu.com.

Policia e Kantonit të Bernës, pasditen e së mërkurës kishte qenë e alarmuar për arratisjen e një personi të njohur nga policia, nga një institucion psikiatrik. Një patrullë policore, më pas e gjeti personin e kërkuar në një pronë, në Kuhnstrasse në Bernë. Për policinë ishte shkaktuar një situatë e rrezikshme, prandaj ka qenë e nevojshme të përdoret arma e shërbimit.

Sipas informatave nga mediat zvicerane, zvicerani 36-vjeçar nga Kantoni i Bernës u godit dhe pavarësisht masave të shpejta të shpëtimit, ai vdiq. Tek zvicerani ishte siguruar gjithashtu një armë zjarri.

Tashmë kanë filluar hetimet e nevojshme për ndiçimin e plotë të rrethanave. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e zyrës së prokurorit publik Bern-Mittelland. Detaje të mëtejshme do të publikohen më vonë.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...