Edhe një biznesmen tjetër në Maqedoni mohon se ka dhënë 500 mijë euro reket

Date:

 
2019-07-17
 

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit dhe pronar i shtypshkronjës “Evropa 92”, Ratko Dimitrovski, duke folur për “Lider”, ka mohuar pretendimet se ai i ka paguar haraç prej 500 mijë eurove Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit.

 

Është raportuar duke u mbështetur në burime të Prokurorisë, se ish-kryetari është njëri prej biznesmenëve që është zhvatur. “Askush nuk më ka thirrur. Nuk e kam parë Bokin 13, as më kanë kërkuar diçka të tillë. As nuk dua ta shoh një njeri të tillë.

Kompania ime nuk ka marketing te 1 TV, nuk kemi bashkëpunim. 500,000 euro janë një sasi e madhe për mua. Unë mund të shoh 5,000 euro në para të gatshme dhe jo aq shumë”, ka thënë Dimitrovski.

Përndryshe, kompania e tij vitin e  ka pasur të ardhura prej 287,624,569 denarë, ose 4.6 milionë euro./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...