Tare “shqiptarizon” Lazion, talenti i kombëtares firmos për 4 sezone

Date:

2019-07-16
 

IGLI TARE

Kolonia shqiptare në Seria A dhe më konkretisht te Lazio vijon të rritet. Angelo Ndrecka do të jetë futbollisti më i ri nga kombëtarja shqiptare e futbollit që i bashkohet elitës së futbollit italian.


Sipas mediave italiane, 17 vjeçari i kombëtares U-21 të Shqipërisë ka arritur akordin me klubin e Lazios, ku fillimisht pritet të bashkohet me ekipin U-19 të saj. Ndrecka besohet se do të firmosë për 4 sezone me ekipin nga “Olimpico”.

Futja e Igli Tares në tratativa duket se e ka bindur Ndreckën për tu bashkuar me kryeqytetasit, aty ku do të gjej edhe shqiptarë të tjetër.

Thomas Strakosha është njëri prej tyre, ndërkohë që edhe Sergio Kalaj, Alia, apo Valon Berisha e Riza Durmishaj janë pjesë e bardhekaltërve.

 
 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...