Boksieri shqiptar, Florian Marku, nuk di të ndalet së fituari.
Mbrëmjen e djeshme, lushnjari ka triumfuar në duelin ndaj Tommy Broadbent, të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.
Marku ka ndalur rivalin e tij në raundin e katërt me nokau, duke e çuar në 4 numrin e fitoreve të tij radhazi me nokaut.
Duhet përmendur edhe fakti se Florian Marku është mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptar në arenën më të madhe të Londrës.
Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë “Welterweight, me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0.
What a fight. Gorman is tough #DuboisGorman 👊🏼 pic.twitter.com/KIc5GeLocy
— Dan Frost (@DannyBoyFrost) July 13, 2019

