Napoli ul çmimin për Elseid Hysajn

Date:

2019-07-14 

Nga 25 milionë euro, Napoli është i gatshëm të pranojë 15 milionë euro nga Atletico për Hysajn.

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, pritet të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të verës.

Sipas asaj që raporton AS, Atletico dhe Napoli janë në bisedime të avancuara për shqiptarin.

Napoli fillimisht kërkoi 25 milionë euro për Hysajn, por dalëngadalë është duke ulur çmimin në 15 milionë, aq sa ka ofruar Atletico.

AS mëson nga burime të sigurta se klubi italian mund të pranojë propozimin e Atleticos; 15 milionë euro plus bonuse.

Hysaj dje iu bashkua skuadrës në parasezon. Ai u rikthye të punojë me Carlo Ancelottin me shpresën që së shpejti të transferohet në Spanjë./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...