Anketa më e re, për herë të parë ASH në epërsi ndaj BDI-së?!

Date:

 

 
2019-07-13

Sipas një ankete të fundit të përgatitur nga agjencia Rejting, tek kampi politik maqedonas kryeson sërish VMRO-DPMNE para LSDM, ndërsa tek kampi politik shqiptar për herë të parë del në epërsi Aleanca për Shqiptarët (ASH) para BDI (Bashkimit Demokratik për Integrim).  Megjithatë kjo anketë e nxjerrur nga portali “FOL”  dhe portale tjera akoma nuk konfirmohet se është zyrtare nga agjencia Rejting.

 

Sipas të dhënave të publikuara, në rast se do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për VMRO-DPMNE do të votojnë 26,5 %, për LSDM 22,5%. Ndërsa tek partitë shqiptare për ASH do të votonin 5,2%, ndërsa për BDI-në 4.7 %. Sa i përket partive tjera, Lëvizja BESA radhitet me 2%, Alternativa me 1,5%, ndërsa PDSH me 0.2%. Partitë e tjera nuk janë evidentuar. Agjencia e lajmeve INA ka tentuar të kontaktojë me zyrat e “Rejting” për të verifikuar besueshmërinë e kësaj ankete, por që do të vërtetohet ditëve në vijim.

Ja edhe teksti i shpërndarë në rrjetet sociale dhe faqet partiake:

Këto ditë agjencia Rejting (e djalit të Gjorgji Spasovit të SDS-it) po realizon një anketë në terren në tri çështje kryesore: performimin e qeverisë, rejtingun e partive dhe akcesin në medie. Sipas Robert Nesimit kjo agjenci ka nxjerrë rezultate më korrekte deri më tash. Ajo që bie në sy është qasja sugjeruese e anketuesit ndaj respondentit në favor të SDS-it dhe Alterntivës por në disfavor të BDI-së. Gjykuar sipas momentumit politik – efekti el Cheka dhe efekti skandal-Zaev, evakuimit masiv të rinisë në perëndim dhe disa trendeve të jashtme si forcimi i të djathtës në Shqipëri, fitorja e Micotakisit në Greqi, rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin evropian,… lidhur me rejtingjet e partive dhe liderëve, mund të priten rezultate si:
Rënie e madhe dhe e shpejtë e popullaritetit të zotit Zaev te shqiptarët;
Rejting katastrofal i partive shqiptare – te gjitha bashkë kanë rejting sa gjysma e partisë së parë maqedonase që d.t.th. se nëse VMRO merr 390 000, të gjitha partitë shqiptare bashkë mund të marrin jo më shumë se 200 000 vota;
Epërsi e VMRO-së mbi SDS-in rreth 3.5% deri 4.5%;
Epërsi shumë e vogël e Aleancës mbi BDI-në jo më shumë se 1% ose e kundërta, epërsi e BDI-së mbi AleancënBDI-në por jo më shumë se 0.5%;
Rejting shumë i ulët i zotit Sela dhe në rritje shumë të ngadalshme;
Rejting shumë i ulët i zotit Ahmeti dhe në rënie shumë të ngadalshme;
Ka mundësi që zoti Kasami të ketë fituar epërsi të lehtë mbi z. Zaev te elektorati shqiptar;
Alternativa dhe zoti Gashi paraqiten me rejting shumë të ulët por jo në rënie.
PDSh-ja e zotit Thaçi përfundimisht eliminohet nga çdo lloj matjeje e rejtingut politik.
RDK-ja e zotit Memedi nuk ekziston më.
Nga rezultatet nga anketat e mëparshme të disa agjencive edhepse jokredibile, nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, lokale dhe presidenciale, mund të shikojmë përpara në dy kahje:
eliminimin apo asimilimin e disa partive shqiptare fare të vogla që s’e justifikojnë dot ekzistimin e tyre dhe ndalimin e zhvendosjes së elektoratit shqiptar drejt SDS-it.
Duke parë rënien e lirë dhe trendin e pandalshëm të krijimit të opinionit publik negativ, Zaevi ka vetëm një shans të vogël për të ndërprerë këtë agoni: zgjedhje të shpejta të parakohshme.
Performimin e qeverisë dhe akcesin në media i shoh si irelevante për t’u komentuar për shkak të kristalitetit të dështimit total të të dy akterëve në fushat e veta./ INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...