Memedi akuzon rëndë koalicionin LSDM-BDI dhe lëshon Kuvendin

Date:

13:37:12    2019-07-09

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi i cili para deputetëve mbajti edhe fjalimin e fundit dhe më pas lëshoi sallën. Ai në arsyetimin e tij akuzoi rënd koalicionin LSDM-BDI dhe liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Sipas Memedit Zaevi sillet në mënyrë të padrejtë ndaj partnerëve shqiptar, ndërsa nga Ahmeti është ndjerë i tradhëtuar. Kryetari i RDK-së akuzoi Qeverinë se përdor metoda “UDB-ashe” duke bërë presione mbi ministrin Suhejl Fazliu përmes policisë financiare dhe organeve tjera. Pas fjalimit ish deputeti Vesel Memedi u përshëndet vetëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe disa deputetë të opozitës maqedonase. /SHENJA/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...