Deklarohen nga NLB banka për vjedhjen e filialit të tyre në Saraj të Shkupit

Date:

Deklarohen nga NLB banka për vjedhjen e filialit të tyre në Saraj të Shkupit

Nga NLB banka njoftuan se grabitja ka ndodhur dje në mëngjes, kur një grup i armatosur kanë hyrë në hapësirat në Qendrën tregtare ‘Saraj Qendër’.

Nga banka njoftojnë se gjatë grabitjes ka pasur të punësuar dhe klientë dhe të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfaqësuesit e bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe të punësuarit që kanë qenë prezent, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre në rend të parë. Me qëllim të zbulimit sa më të shpejtë dhe zbardhjen e rastit, NLB banka është në bashkëpunim intensiv me organet kompetente”, njoftuan nga banka.

Për momentin për shkak të hetimit dhe zbardhjes së rastit, banka në Saraj nuk punon, ndërsa me punë do të vazhdojë më 10 korrik, të mërkurën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...