Edhe Shqipëria nuk merr pjesë në Samitin në Bosnjë, solidarizohet me Kosovën

Date:

Tiranë, 7 korrik – Ministri i angazhuar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, kumtoi se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e SEECP-së, organizuar nga Bosnja e Hercegovinës.

Në rrjetin social “Tuiter”, ai shkroi se trajtimi i organizuesve ndaj Kosovës është i papranueshëm, se është kundër synimit të krijohet atmosferë e besimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Cakaj shton më tej se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë.

“Shqipëria e anulon pjesëmarrjen e vet në Samitin e SEECP-së në shenjë solidariteti me Kosovën. Trajtimi i saj nga ana e organizuesve është i papranueshëm dhe nuk është në drejtim të krijimit të atmosferës së besimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Qëndrojmë së bashku”, shkroi ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili është nga Kosova.

Sipas mediumeve shqiptare, dje presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi informoi se ka marrë ftesë të marrë pjesë në samit por me vërejtjen sqaruese para emrit të Kosovës, për dallim nga shtetet e tjera. Thaçi ka cekur se Kosova e ka refuzuar ftesën e tillë.

Samiti i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP), me të cilin kryeson BeH, mbahet nesër dhe pasnesër në Sarajevë ndërsa do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve-pjesëmarrëse në Proces./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...