Mos marrja e datës për bisedime nuk cenon Marrëveshjen e Prespës. Ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie në intervistën javore për radion “Evropa e lirë” thotë se Greqia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë alternativë tjetër, pos zbatimit të kësaj marrëveshje.
“Jo aspak nuk ndikon sepse marrëveshja është çështje shpirtërorë, por edhe interes të cilin e kuptuan popujt e dyja vendeve dhe për këtë arsye marrëveshja do të zbatohet deri ne fund. Ajo marrëveshja nuk ka të ardhme tjetër. Mos marrja e datës nuk ndikon në mos zbatimin e marrëveshjes sepse neve jemi nënshkrues të asaj marrëveshje, por edhe të mos ishim, neve e mbështesim fuqishëm”. – ka deklaruar Kristijan Timonie, Ambasador i Francës
Timonie thekson se Franca nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike, duke shtuar se para tetorit duhet shqyrtuar agjenda reformuese e vendit.
“Franca nuk është frenuese dhe gjërat duhet dalluar. Kishte një pengesë dhe ajo ishte vetoja greke për emrin dhe për këtë arsye Maqedonia e Veriut nuk mori datë për bisedime, e as nuk u bë anëtare e NATO-s. Kjo çështje tani i takon të kaluarës sepse kushtet janë plotësuar, duke filluar nga emri por edhe objektivat tjera siç janë Armata e Maqedonisë së Veriut. Procesi tani është në vazhdimësi dhe kjo falë marrëveshjes së Prespës”.- është shprehur Kristijan Timonie, Ambasador i Francës.
Timonie shton se në tetor vendet anëtare do t’i shqyrtojnë vendimet e qershorit, nga ku pritet edhe dhënia e datës për bisedime para aderuese me BE-në për Maqedoninë e Veriut. /Alsat/

