17:37:35 2019-07-04
Menaxhuesi i garazhit në Austri, Peter Preibich, ka kaluar një milion kilometra me Skoda-n e tij. Për shkak se tani numratorja e kilometrave tregon vetëm viza, vetura qëndron në vend.
„Pa dyshim, njerëzit na shikonin pak të çuditshëm – por kjo duhej të festohej“, thotë Peter Preibisch për mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Së bashku me një klient që prej shumë vitesh, ai kishte hapi një shampanjë në pjesën tjetër të autostradës Alland. Skoda Superb e tij kishte arritur saktësisht 999,999 kilometra në atë kohë – pa aksidente dhe pa probleme teknike. „Kjo është e mrekullueshme, sepse është shumë më e lirë se blerja e një veture të re çdo në 400,000 kilometra“, thotë Preibisch.
Sekreti i tij për jetëgjatësinë e veturës dhjetëvjeçare? „Kam bërë shumë ngarje të distancave të gjata dhe veturën e kemi ndarë me një person tjetër. Stile të ndryshme të shumta të ngasjes, ia shkurtojnë jetën veturës“, është i bindur ai. „Bashkëveprimi midis njeriut dhe teknologjisë“ e thekson gjithashtu edhe Eva Hofbauer nga garazhi me të njëjtin emër në Ratzersdorf, ku Skoda Superb u provua çdo tre muaj, për shkak të kilometrazhit të tij të lartë. „Shërbimi i rregullt është thelbësor për automjetet që janë vazhdimisht në lëvizje“, thotë Hofbauer.
Aktualisht, automjeti nuk është më pjesë e flotës së automjeteve me shtatë vetura të sipërmarrësit. Për një arsye të çuditshme: Pas 999.999 kilometrave shfaqen vetëm shumë viza.
„Në këtë mënyrë, unë nuk mund t`i mbaj më shënimet e kilometrazhit tim“, thotë Preibisch. Për momentin, garazhi është duke punuar për një zgjidhje. „Përndryshe, dp t`ia jap djalit tim“, thotë Preibisch me një buzëqeshje.



