16:19:04 2019-07-04
Policia zvicerane e Kantonit Thurgau, nëmuajin qershor ka identifikuar një vozitës „të krisur“ që në zonë vendbanimi në Kreuzlinegn, pesë herë ka qarkulluar shumë më shpejt se sa shpejtësia e lejuar.
Radari i vendosur nga policia, ka regjistruar një veturë që më 18 qershor, në mes orës 02.54 dhe 03.33, në Seetalstrasse, për pesë herë me radhë e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Pas zbritjes së kufirit tolerant, shpejtësia më e lartë e matur ishte 120 km/h, në 50 km/h e lejuar. Matjet e mëtejshme treguan shpejtësi prej 117, 105 dhe dy herë nga 77 km/h, informon Shtegu.com.
Hetimet nga policia e Thurgaut treguan se bëhet fjalë për një vozitës 54-vjeçar turk nga Kantoni i Thurgaut. Atij i është konfiskuar patenti i shoferit, ndërsa zyra e prokurorit publik në Kreuzlingen ka filluar hetim penal.

